• Tatimi mbi vlerën e shtuar

Tatimi mbi vlerën e shtuar

Barra e TVSH mund të optimizohet përmes planifikimit dhe modelimit paraprak.

Kompleksiteti i saj shpesh çon në aplikim të gabuar me pasoja të mëdha. Përtej kësaj, TVSH-ja mund të jetë objekt i abuzimeve nga organet shtetërore. Çdo kompani duhet të marrë parasysh që stafi të jetë i trajnuar, i pajisur me bazat e nevojshme të vendimmarrjes dhe informacioni i taksave të jetë i gatshëm dhe pa vonesa.

Ne verifikojmë trajtimin e drejtë të të gjitha shërbimeve në ndërmarrjen tuaj. Ne zbulojmë gabimet, japim zgjidhje dhe sigurojmë dokumentacionin e duhur për trajtimin korrekt të transaksioneve të tilla në të ardhmen.