• Kontabilizimi i tatimit mbi të ardhurat

Kontabilizimi i tatimit mbi të ardhurat

Shërbime gjithëpërfshirëse të kontabilitetit të tatimit mbi të ardhurat për mjediset gjithnjë e më komplekse dhe të rrepta rregullatore.

Nën mikroskop.

Kompanitë publike dhe private përballen me shqyrtim të imtësishëm të pasqyrave të tyre financiare. Një rideklarim ose një raport që përmban mangësi materiale nuk është vetëm i kushtueshëm dhe kërkon kohë, por edhe mund të jetë një faktor që ul kredibilitetin e organizatës suaj.

BDO ndihmon klientët për të siguruar që dispozitat e tatimit mbi të ardhurat të jenë të sakta, të justifikuara dhe të shpjegueshme. Ne ju ofrojmë një bashkëpunim të përshtatur për ju, bazuar në vitet e përvojës me klientët e të gjitha madhësive dhe të të gjitha industrive. Ne i përmbahemi udhëzimeve lokale si dhe SNRF-SNK 12, dhe kemi njohuri të thella mbi legjislacionin fiskal dhe sfidat tatimore që ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme.

Shërbimet përfshijnë:

  • Koordinimi Global për nevoja të llogaritjes së tatimit mbi të ardhurat në nivel ndërkombëtar

  • Këshillim gjatë procesit të llogaritjes së tatimit mbi të ardhurat

  • Konsultimi për llogaritjen e detyrimeve tatimore  gjatë transaksioneve specifike ose përgatitjes së pasqyrave financiare.