• Auditimi Ligjor & Pajtueshmëria

Auditimi Ligjor & Pajtueshmëria

Pajtueshmëria me kërkesat rregullatore po bëhet gjithnjë e më komplekse, gjithashtu kërkesat dhe fushat e veprimtarive të autoriteteve rregullatore vazhdojnë të zgjerohen. Ekipi ynë e ka ekspertizën e nevojshme dhe mund t'ju udhëheqë përmes sfidave që ky mjedisi i ndryshueshëm krijon.

Nëse keni nevojë për konfirmim të pavarur të informacionit që duhet raportuar tek autoritetet rregullatore ose, organizata juaj kërkon vullnetarisht verifikim të pavarur për të shmangur gabime faktike (dhe rrezikun për mospajtueshmëri) ne mund t'ju ndihmojmë.

Ekipi i auditimit të BDO-së mund t’ju mbështesë për të verifikuar:

  • Pajtueshmërinë me kërkesat rregullatore në lidhje me raportimin financiar dhe jo- financiar

  • Menaxhimin në mënyrë efektive të rrezikut rregullator

  • Mënyrën dhe nivelin e drejtimit të korporatës

  • Pajtueshmërinë me kërkesat rregullatore që është konsistente me objektivat tregtare të njësisë ekonomike.