• Auditimi i Sistemeve të Informacionit

Auditimi i Sistemeve të Informacionit

Investimi i duhur në teknologjinë e informacionit është një komponent kritik për të maksimizuar efikasitetin operativ dhe për të minimizuar rrezikun. Duke identifikuar dhe implementuar sistemet e IT që janë në përputhje me strategjitë organizative dhe të biznesit, kompanitë janë në gjendje të përdorin në mënyrë eficiente informacionin e rëndësishëm, dhe të marrin vendime efektive.

Ekipi i Auditimit të Sistemeve të Informacionit të BDO-së bashkëpunon me klientët për të identifikuar teknologjitë që plotësojnë nevojat e biznesit të tyre. Ekipet tona multidisiplinore kanë përvojë në një shumëllojshmëri fushash, dhe janë të certifikuar nga organizata të njohura ndërkombëtare. Profesionistët tanë janë të certifikuar si Auditor të Brendshëm (CIA-s), Audititor të Sistemeve të Informacionit (CISA), Profesionistë të Certifikuar i Sigurisë së Sistemit të Informacionit (CISSP), Certifikuar në Kontrollin e Riskut dhe Informacionit (CRISC), Fraud Examiners (CFE) dhe të tjera.

Ne kryejmë një gamë të gjerë të shërbimeve IT, duke përfshirë:

  • Vlerësimi i sistemeve IT
  • Vlerësimi i kontrollit të brendshëm
  • Optimizimi i kontrollit
  • Pajtueshmëria me kërkesat rregullatore
  • Rimëkëmbja dhe vazhdimësia e biznesit
  • Vlerësimi i sigurisë dhe cënueshmërisë
  • Auditimi i brendshëm