• Angazhime sipas procedurave të rëna dakord (Agreed upon procedures)

Angazhime sipas procedurave të rëna dakord

Kur një auditim nuk është i përshtatshëm, angazhimi sipas procedurave të rëna dakord mund të jetë zgjidhje. Kompleksiteti në rritje i ciklit të biznesit, si në aspektin e strukturave ashtu dhe transaksioneve, ka çuar në një kërkesë në rritje për t’u risiguruar që çështjet me rëndësi kritike të trajtohen në mënyrën që e kërkojnë drejtuesit, apo aktorë të tjerë.

Jo të gjitha këto çështje do të jenë subjekte të përshtatshme për auditim dhe as për lloje të tjera raportesh formale për dhënien e sigurisë. Në këto rrethana një angazhim "Sipas procedurave të rëna dakord" mund të jetë një zgjidhje e dobishme. Sipas një marrëveshje të tillë ne e kryejmë një punë specifike për të mbuluar fushat tuaja me interes në një mënyrë më të hollësishme. Kjo shmang kryerjen e punës së panevojshme për të dhënë një opinion shumë më të gjerë dhe e bën qëllimin e punës sonë dhe rezultatet që ju do të prisni krejtësisht të qarta.

Për t’u informuar nëse kjo lloj procedure mund të jetë e përshtatshme për ju, bisedoni me Partnerin e BDO-së me të cilin ju bashkëpunoni më shpesh ose na kontaktoni këtu.