• Metodologjia e Auditimit

Metodologjia e Auditimit

Metodologjia jonë e auditimit e zhvilluar në nivel global lehtëson dhe përmirëson cilësinë e auditimeve, si dhe është projektuar për të përmbushur standardet e aplikueshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Metodologjia dhe qasja jonë, janë projektuar për t'ju ndihmuar të kuptoni se cilat janë rreziqet në biznesin tuaj dhe si t’i menaxhoni ato. Ne ju mbajmë të informuar me ndryshimet në raportimin financiar përkatës, ndryshimet e lidhura me legjislacionin dhe kërkesat teknike, dhe ju ofrojmë këshilla për të maksimizuar potencialin e biznesit tuaj.

Programi (software) ynë për procesin e auditimit bazohet në teknologjitë e Microsoft dhe mundëson përdorimin në rrjet me kolegët (online dhe offline) si dhe ndarjen e informacionit brenda ekipeve të auditimit. Ky program vlerëson rrezikun e auditimit në fusha dhe funksione të ndryshme të biznesit. Ai na drejton drejt fushave me rrezik më të lartë të cilat duhet të auditohen më me kujdes. Programi ynë i auditimit është mjeti që na mundëson kryejen e auditimit me efikasitet.

Përparësitë e këtij programi të projektuar posaçërisht:

  • “Një metodologji” dhe “një program” i përdorur nga i gjithë rrjeti ynë
  • promovon kryerjen e vazhdueshme të auditimeve me cilësi të lartë, të efektshme dhe efikase
  • siguron pajtueshmërinë me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (SNA)
  • ofron përshkallëzimin e qasjes tonë të auditimit dhe mjetet për t’u përshtatur me të gjitha angazhimet audit