• Rreth BDO Albania

Mirësevini në BDO Albania

BDO Albania sh.p.k. është një firmë anëtare e BDO International, rrjeti i pestë më i madh në botë në fushën e  kontabilitetit, auditimit dhe taksave. BDO Albania ofron shërbime të auditimit, të kontabilitetit, taksave dhe këshilla për biznesin si dhe shërbime të tjera për një gamë të gjerë të bizneseve, institucioneve financiare dhe për organizatat jofitimprurese.

BDO kombinon njohuritë e saj për tregun lokal me eksperiencën ndërkombëtare që rrjedh nga anëtarsia e saj në BDO International, duke u ofruar klientëve të saj shërbime të një cilësie të lartë.

Objektivi ynë është t'u ofrojmë klientëve tanë një shërbim të pandërprerë në të gjithë botën. Ne e dimë se kudo që të jeni në botë, marrëdhëniet e ngushta dhe efektive janë të rëndësishme për ju, prandaj ne jemi të angazhuar për bashkëpunim afat-gjatë si këshilltari juaj i besuar.