Sektori Publik

Sektori Publik

Ristrukturimi i komunave dhe strukturave të pushtetit vendor, fondet e qeverisë qendrore, grantet e BE-së ose agjencive ndërkombëtare të zhvillimit dhe integrimi i shërbimeve publike me operatorët e sektorit privat, janë vetëm disa nga sfidat me të cilat klientët tanë të sektorit publik përballen.

Njësia e Sektorit Publik të BDO ju shërben një numri të madh klientësh në të gjithë nivelet e qeverisjes. Përveç klientëve tanë të qeverisë qendrore dhe lokale, ne gjithashtu i shërbejmë një numri të madh të strukturave, shoqatave dhe organizatave qeveritare, duke u bazuar në përvojën tonë të gjerë për të ofruar zgjidhje inovative.

Ekipi ynë fokusohet në ofrimin e auditimit të jashtëm, auditimit të brendshëm dhe të shërbimeve këshilluese për autoritetet në të gjitha fushat e qeverisjes lokale dhe qendrore.

Përveç shërbimeve tona të auditimit dhe konsulencës, ne ofrojmë dhe një numër shërbimesh të lidhura me to, duke përfshirë:

  • Dhënien e sigurisë për grantet - ne mund të kryejmë rishikime apo të japim raporte dhe opinione sipas procedurave të rëna dakord në varësi të skemave të ndryshme të granteve, duke përfshirë financimet kombëtare, grantet e BE-së dhe skema të ndryshme për zhvillim ndërkombëtar (Angazhime sipas ISAE 3000 dhe ISRE 2400);
  • Këshilla teknike dhe mbështetje në lidhje me çështjet e kontabilitetit - klientët jo- audit vlerësojnë ndihmën tonë në përgatitjen e llogarive dhe këshillat tona mbi çështjet teknike të kontabilitetit, si psh konsolidimin e subjekteve dhe çështjet e vlerësimit;
  • Hartimin dhe zbatimin e strategjive;
  • Hartimin dhe zbatimin e transformimit të sistemit në tërësi;
  • Përmirësimin e performancës dhe uljen e kostove;
  • Forcimin e qeverisjes dhe kontrollit të brendshëm;
  • Mbështetje në prokurime komplekse, etj.