• Pasuritë e patundshme dhe ndërtimi

Pasuritë e patundshme dhe ndërtimi

Tendencat kanë ndryshuar në industrinë e pasurive të patundshme dhe të ndërtimit. Ndërsa në vitet e mëparshme kompanitë janë mbështetur në financimin tradicional, sot ekzistojnë më shumë mundësi për financim nëpërmjet partneriteteve publike - private dhe investitorëve ndërkombëtarë. Si rezultat, mundësi të shumta janë në dispozicion në shumë rajone të vendit në industrinë e pasurive të patundshme dhe të ndërtimit.

BDO luan një rol kryesor në industrinë e pasurive të patundshme dhe të ndërtimit. Ekspertët tanë sigurojnë shërbime të plota për investitorët e pasurive të patundshme, për zhvilluesit, ndërtuesit e shtëpive dhe kontraktorët.

Ne punojmë ngushtë me klientët për të gjetur zgjidhje për çështjet e industrisë, duke përdorur ekspertizën tonë në çdo fushë nga auditimi dhe këshillat për biznesin deri tek taksat mbi fitimet, kapitali dhe kontabilitetin e kostos, për të ndihmuar klientët tanë të rriten, madje edhe në tregun e trazuar të sotëm.

Fusha jonë e veprimtarisë përfshin:

  • Konsulencë për kontabilitetin në përputhje me SNRF dhe SKK, etj
  • Vlerësimi i pronës
  • Due diligence
  • Auditime të veçanta