• Fondacionet dhe organizatat jo- fitimprurëse

Fondacionet dhe organizatat jo- fitimprurëse

Në të gjitha llojet e organizatave jo-fitimprurëse, edhe pse parimet themelore të veprimtarisë mbeten të njëjta, ka ende çështje të financimit dhe efikasitetit të cilat mund të cënojnë vazhdimësinë e tyre. BDO mund të ofrojë zgjidhje që trajtojnë shqetësime në fushat kyçe dhe ndihmojnë organizatën të bëhet aktive në çështjet e menaxhimit dhe në marrëdhëniet me përfituesit.

Ekspertët tanë u ofrojnë shërbime:

  • Institucioneve të ndihmës sociale dhe mirëqënies
  • Institucioneve fetare
  • Institucioneve kulturore
  • Institucioneve kërkimore për arsimin dhe shkencat
  • Shoqatave profesionale, etj.

Ekipi ynë i përbërë nga ekspertë në fushën e auditimit, konsulencës të taksave dhe konsulencës menaxheriale mund t’ju ndihmojë me të gjitha çështjet financiare dhe tatimore, si dhe me pyetjet tuaja mbi çështjet e kontabilitetit, strukturës dhe menaxhimit të organizatës.